Transmetuar më 04-12-2018, 11:47
Kabina ku ndodhi ngjarja
Një endacak në Tiranë, i cili kishte hyrë në një kabinë elektrike, për të fjetur ka gjetur vdekjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Librit Universitar, ku endacaku me iniciale I.K., ka gjetur vdekjen gjatë natës mes të hënës dhe të martës.
Dyshohet se ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte në gjumë, çka bëri që në kabinë të shkaktohet defekt.
Zbulimi i rëndë u bë mëngjesin e sotëm, nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, të cilët mbërritën në zonë për të riparuar defektin.
Lidhur me këtë rast nga ana e policisë, hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al