Transmetuar më 04-12-2018, 10:50
Dyqani ku ndodhi ngjarja

Tregtari i grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, në zonën e tregut ushqimor, është goditur në kokë nga autorët e dyshuar.

Eduard Alushi ka treguar se ishin tre persona të maskuar dhe armatosur, të cilët iu afruan dhe nisën që ta godisnin në kokë duke i kërkuar paratë.

Ai thotë se ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes, teksa nuk kishte shkuar ende ora 06.00, teksa ishte i pari në treg që kishte hapur dyqanin, pranë zonës së Qytetit të Nxënësve.

“U thashë se nuk kam lekë, por më morën 200 mijë lekë që kisha në sirtar për të kthyer kusur dhe dy kuti me steka cigaresh në total 80. Më pas u larguan sërish në këmbë në brendësi të tregut”, shprehet Alushi.

Ai thotë se pasi ikën të dyshuarit ka lajmëruar policinë, e cila mbërriti pas pesë minutash.

Aktualisht nga ana e policisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al

Grabitet me armë zjarri një tregtar në Tiranë