Transmetuar më 04-12-2018, 10:35
Foto ilustruese

Një djalë i ri, është rrëmbyer dhe tentuar të vritet në Kuçovë, duke bërë që si të dyshuar për percipitimin e ngjarjes së pasuar në hakmarrje dhe plagosje, të vihen në pranga katër persona

Të arrestuarit janë Franko Brisku, 25 vjeç, Erion Kumria, 29 vjeç, A.K., 17 vjeç dhe Sh.P, 16 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Arrestimi i tyre u bë këtë të hënë pasi, pas një konflikti të hershëm për motive të dobëta, Franko Brisku ka tentuar të vrasë me thikë Erion Kumrinë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Gjithçka pasi ky i fundit siç mëson Noa.al, në bashkëpunim me A.K., dhe Sh.P., dyshohet se para një muaji i kanë hequr lirinë R.Briskut, 18 vjeç, djali i i xhaxhait të Frankos.

Policia e Kuçovës sapo mori njoftimin për plagosjen, identifikuan dhe arrestuan brenda një kohe të shpejtë autorin e dyshuar.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për Franko Briskun për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Ndërkohë për Erion Kumria, A.K., dhe Sh.P., për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Heqje e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al