Transmetuar më 04-12-2018, 08:58

Një tregtar ka rënë pre e grabitjes me armë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e tregut ushqimor në Tiranë, pranë “Qytetit të Nxënësve”.

Tre persona të armatosur dhe të maskuar, i kanë marrë tregtarit Eduard Alushi, paratë që kishte me vete dhe 30 steka cigaresh.

Ka qenë i dëmtuari ai që ka lajmëruar policinë pak pasi janë larguar të dyshuarit.

I dëmtuari po merret në pyetje, ndërkohë që policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur si dhe për kapjen e të dyshuarve. /a.y/noa.al