Transmetuar më 03-12-2018, 21:33

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vizitën e Komisionerit Joanes Hahn në Kosovë, duke thënë se përfaqësuesi i BE-së ka të drejtë kur flet për taksën e Prishtinës ndaj Beogradit, por shpreh edhe një shqetësim.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ajo “nuk është një taksë që duhet gjykuar, por një klithëm që duhet dëgjuar”.

Për Edi Ramën, Kosova deri më tani nuk ka fituar asgjë me qasjen e saj konstruktive.

“Komisioneri Hahn ka të drejtë! Taksa100% mbi produktet e Serbisë&Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive? Hiç% të asaj që ka merituar! E pra, ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithëm që duhet dëgjuar…”, shkruan Rama.

Ndërkohë, edhe pse Komisioneri ka kërkuar heqjen e tarifës, Kosova shprehet e vendosur për të mos u tërhequr, deri kur Serbia ta njohë si shtet. /k.k/noa.al/