Transmetuar më 03-12-2018, 18:03

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e një shqiptari në Korfuz, pak ditë më parë. Mediat greke kanë bërë publik emrin e 63-vjeçarit, Petrit Zifle që sipas shtypit të vendit fqinj u vra nga një anëtar i Agimit të Artë.

Nga dëshmitë e personave në vendin e ngjarjes, shqiptari ishte konfliktuar me fjalë një ditë para vrasjes në një lokal të fshatit me autorin, për çështje të karakterit etnik.

U zbulua se autori ishte një 44-vjeçar nga Korfuzi, që rezulton anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje dhe përfaqësues i kësaj partie në ditën e zgjedhjeve.

Autori kishte hapur debat me shtetasit jo grekë dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle.

Personat e tjerë ne lokal i ndajnë dhe greku largohet duke kërcënuar Ziflen, të cilit në Greqi e quanin edhe Petro.

Më pas, ai i bën prite dhe vret shqiptarin, të cilin e hedh më pas ne një kanal. /k.k/noa.al/