Transmetuar më 03-12-2018, 16:37

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi edhe njëherë qeverinë Rama se ka falimentuar biznesin. Një një konferencë për mediat, Basha tha se nga 2014, mbi 70 mijë biznese kanë mbyllur qepenet më Ramën në pushtet, ndwrsa theksoi se buxheti i shtetit për 2019 është një vetëaktakuzë që organizata kriminale e Rilindjes ka ngritur për veten e saj.

“Është buxheti më katastrofë në 28 vjet, ngarkon me borxh edhe foshnjet e sapolindura. Sot ka një borxh të deklaruar së bashku me llogaritje e KLSH prej afro 74% dhe ka një borxh tjetër që e mban të fshehur, borxhi i PPP që ka shkuar mbi 2.2 miliard euro. Shqiptarëve borxhi u shkon 82-84%.  Ndërkohë që ka parashikuar vetëm 40 milion euro për të pangrënët”, u shpreh Basha.

Pas reagimit të kreut të PD-së për “Buxhetin 2019” i cili e quajti si buxhetin më katastrofik të 28 viteve të fundit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shkruar në “Twitter”.

Sipas tij, buxheti nuk përllogaritet me metodën e Bashës. Balla shkruan se buxheti rrit pagat në sektorin publik duke mbështetur edhe shumë familje shqiptare.

Kreu i grupit të PS-së, shton mes tjerash se kreu i demokratëve ka hallin e pallatit të vjehrrit të tij, i cili nuk do të dëmshpërblehet.

“ Lulzim nuk bëhet buxheti 7×7=42?.Buxheti mbeshtet qindra mijera familje qe jetojne me bujqesi, rrit pagat ne sektorin publik,konsolidon rritjen e ekonomike??,garanton investime ne infrastrukture ne cdo cep te Shqiperise.Halli i Lulit✌:pallati i vjerrit nuk dëmshpërblehet”, shkruan Balla./b.l/noa.al/