Transmetuar më 03-12-2018, 15:22

Koha e pushimeve është e mbushur plot aktivitete, por është edhe një kohë kur virozat dhe sëmundjet e të ftohtit të kapin më shpejt. Të gjithë i dinë këshillat bazë për të mos u prekur nga gripi gjatë dimrit: lani duart sa më shpesh, mos prekni fytyrën me duar, hani sa më shumë fruta dhe zarzavate etj.

Por, kush më shumë se ata që përballen çdo ditë me virozat e stinës mund të japë këshillat më të vlefshme për të mos u prekur nga gripi? Mjekët thonë se duhet të tregoni më shumë kujdes nga ambienti rreth e rrotull, faktori kryesor.

Sipas Shaën Mueller, specialist për parandalimin e infeksioneve në spitalin MedStar Union Memorial, thotë se sekreti për të mos u prekur nga gripi dhe viroza të tjera në dimër është qëndrimi sa më shumë jashtë.

Kjo mund t’ju ndihmojë shumë të mos prekeni nga gripi: "Arsyeja pse sëmuremi më shumë kur është ftohtë, është sepse qëndrojmë më shumë brenda dhe mësohemi me ajër të ngrohtë",- thotë ai.

Pra, për të parandaluar sëmundjet, Mueller këshillon që të dilni jashtë më shpesh, të mbani dritaret hapur ose të përdorni pastrues ajri për të larguar mikrobet që qarkullojnë në ajër.