Transmetuar më 03-12-2018, 12:40

Ai është një prej këngëtarëve më të dashur të publikut shqiptar, por duket se shumë shpejtë nuk do të jetë më beqar.

Erik Lloshi dhe e fejuara e tij Romina Sablic, kanë vendosur të martohen.

Duket se vitin tjetër ai dhe e fejuara e tij, do të shkojnë drejt altarit.

“Meqë u kam hyrë këtyre punëve që 13 vjeç, tani ka ardhur koha të bëhem serioz. Ja kam bërë propozimin, vitin tjetër do martohemi në Tiranë”, u shpreh këngëtari Erik Lloshi i cili ishte i ftuar mbrëmjen e së dielës në emisionin ‘Familja’.

Megjithatë ai nuk e zbuloi ditën e dasmës, ndërsa nuk tha as nëse e kanë vendosur apo jo. /a.y/noa.al