Transmetuar më 03-12-2018, 12:23

Një luftëtar i ISIS, i ashtuquajturi shtet islamik, është vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Viktima është një prej drejtuesve të parë të ISIS, dhe thuhet se është shqiptar, i cili luftonte prej vitesh në Siri.

Shqiptari i vrarë, thuhet se njihej me emrin ‘Abu Usama Al-Albani’.

Ai ka humbur jetën gjatë një përplasje me armë, me forcat siriane në qytetin e Hajin.

Po ashtu, bazuar në ato që shkruajnë mediat ndërkombëtare, thuhet se personi i vrarë, drejtonte frontin në zonën e Eufratit.

Ndër të tjera thuhet se shqiptari i vrarë, udhëhiqte mbrojtjen e frontit, kundër forcave demokratike siriane. /a.y/noa.al