Transmetuar më 03-12-2018, 11:58

Të gjitha çiftet që grinden shumë, duket se janë më shumë të dashuruar se të tjerët. Është ky zbulimi i bërë nga një studim amerikan i Universitetit të Michigan, i publikuar në revistën ‘Journal of Marriage and Family’.

Mund të duket paradoksale, por partnerët që zihen shumë, duhen më shumë, në krahasim me të tjerët që shmangin konfliktet.

Në të vërtetë bëhet fjalë për ato çifte të cilët shprehin mendimet e tyre ndryshe, pa u ndrojtur nga tensionet dhe ballafaqimet.

Janë të shumtë ata që mendojnë se një lidhje e shëndetshme bazohet në ndjenja, numrin e përkëdheljeve dhe puthjeve, kapjet e dorës apo buzëqeshjet, por studimi i fundit befason.

Por gjatë debateve në çift, këshillohet që të mos përdoren argumente që kanë të bëjnë me të kaluarën, duke u përqendruar vetëm tek e tashmja.

Megjithatë mbani parasysh, se këndvështrimi juaj, jo domosdoshmërisht është ai i duhuri, ndaj dëgjoni me më shumë vëmendje mendimin e partnerit/es.

Nëse kuptoni se keni gabuar, pranojeni. Dhe nëse mendoni se debati po kthehet në një lloj akuze, pushoni pak dhe mendoni, shkruan noa.al. Duhet të mësoni të kontrolloni inatin dhe mërzinë.

Gjithashtu personat mendje hapur, kanë më shumë mundësi që të jetojnë një lidhje të lumtur. Nuk mund të jetohet në lumturi, nëse nuk mësohet të respektohet mendimi i tjetrit dhe ta dëgjoni. /a.y/noa.al