Transmetuar më 03-12-2018, 09:52

Vajzën e zuri gjumi në lëkundëse dhe prindërit të kënaqur nga pamja e saj, e publikuan fotografinë në rrjetet sociale, por mes pëlqimeve dhe komenteve, bën dhe një zbulim drithërues, e mitura ishte e sëmurë.

Jeta e vogëlushes Izzy 2 vjeçe, u shpëtua pikërisht nga fotografia e publikuar në rrjetet sociale nga babai.

Por që nga momenti i publikimit të kësaj fotografie, vogëlushja angleze nga Worcester, kishte nisur të ishte gjithnjë e më e përgjumur, dhe duke menduar atë moment argëtues fillimisht në parkun e lojërave, më tej duke qenë se situata po përsëritej shpesh, vendosën ta çojnë vajzën te mjeku.

Analizat e bëra dhe ekzaminimet e thelluara, zbuluan se vogëlushja ishte prekur nga leucemia. Vogëlushja ju nënshtrua cikleve të kimioterapisë dhe ende tani merr ilaçe, në mënyrë që sëmundja të mos rikthehet, shkruan noa.al.

“Ishte e përhumbur dhe e përgjumur, por nuk i kushtuam rëndësi, menduam se ishte diçka kalimtare”, tha babai i saj, Dave Fletcher për mediat.

Aktualisht Izzy 3 vjeçe, ndjek një kurë eksperimentale e cila duket se funksionon. /a.y/noa.al