Transmetuar më 03-12-2018, 09:28

Një operacion blic i policisë brenda territorit Izraelit, arrestoi këtë të diel 40 mjekë dhe infermierë, të dyshuar se kanë marrë diploma false në Armeni dhe më tej kanë nisur punë në spitalet e vendit të tyre.

Operacioni u kodua nga policia “Licencë për të vrarë”.

Në një komunikatë të policisë, thuhet se bëhet fjalë për persona të cilët kanë pasur vështirësi për të përmbyllur rregullisht studimet e mjekësisë në Europë.

Kështu, ata janë regjistruar në institute armene, ku kanë marrë diplomat e tyre, jo të rregullta.

Dyshohet se mund të ketë punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor, të cilët kanë marrë diploma të rreme në Gjeorgji. Arrestimet u bënë në zonën e Neghev. /a.y/noa.al