Transmetuar më 03-12-2018, 09:11

Aktorja e njohur indiane e Bollywood, Priyanka Chopra dhe këngëtari amerikan Nick Jonas janë martuar në Indi, këtë fundjavë, në një ceremoni martesore të mbajtur në pallatin mbretëror “Taj Umaid Bhawan”, në shtetin e Rajasthan.

“Një prej gjërave më speciale që raporti ynë na ka dhuruar, është lidhja mes familjeve, që duan dhe respektojnë besimin dhe kulturat e të tjerëve”, shkruan që të dy në Instagram, duke ndarë disa momente nga ceremonia.

Të rrethuar nga miq dhe familjarë, çifti mbajti një ceremoni paramartesore, për tu martuar më tej në një ceremoni kristiane dhe më tej me një rit hindu.

Çifti u fejua në muajin gusht, duke ndarë fotografi të ritualeve hindu nga ceremonia.

Priyanka ka fituar Miss Botën në vitin 2000 dhe që nga ai moment, u bë një prej aktoreve më të kërkuara në Bollywood, e cila u përfshi edhe në kinemanë ndërkombëtare, duke u vlerësuar si një prej femrave më të bukura në botë, e të gjitha kohërave. /a.y/noa.al