Transmetuar më 03-12-2018, 07:57

Aktori i humorit Julian Deda ka folur hapur në intervistën e dhënë në emisionin ‘Thumb’.

Në këtë intervistë aktori ka treguar edhe se cilët ishin shkaqet, që ai u largua nga emisioni i humorit ‘Portokalli’.

“Ne nuk u larguam nga ‘Portokallia’, neve na zbuan. Ne nuk do iknim kurrë andej, na zbuan me sjelljen e tyre. Ne ishim në kulmin tonë, si mund të iknim”, u shpreh Juli.

Ai shtoi se ishin kapriçot e regjisorit, Altin Basha ato që çuan në largim.

Por edhe pse aktori nuk është më pjesë e ‘Portokallisë’ grupi “SHBLSH”, ku bënin pjesë edhe Ermal Mamaqi dhe Gentian Zenelaj vazhdon të kujtohet me nostalgji.