Transmetuar më 02-12-2018, 17:37

Banorët te “Unaza e Re, në Tiranë, kanë mbajtur protestën e tyre të radhës.

Banorët kanë protestuar pasditen e sotme kundër prishjes së banesave të tyre, në ditën e tyre të 29-të.

Banorët kërkojnë që banesat e tyre mos prishen, ose të dëmshpërblehen në masën 100%.

Këtë mbrëmje i pranishëm në protestë ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se nëse do ta kishte në dorë ai zgjidhjen e kësaj çështje do të fuste në burg të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

"Unë do ta anulloja këtë tender korruptiv, do të hetoja dhe do të coja para drejtësisë dhe në burg të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skemë të madhe korrupsioni. Do të vlerësojë projektin nga fillimi, nevojshmërinë, dobishmërinë e projektit  për qytetin, komunitetin për transportin urban dhe ndërurban,"- u shpreh Basha./a.k/noa.al/