Transmetuar më 02-12-2018, 15:46

Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar edhe mbrëmjen e djeshme kontrollet në akset kryesore, duke konstatuar një sërë shkeljesh nga drejtuesit e mjeteve.

Në autostradën Tiranë-Durrës janë kryer kontrolle me Radar për të parandaluar aksidentet rrugore të shkaktuara prej shpejtësisë tej normave te lejuara.

Policia njofton se një “23 vjeçare nga Tirana udhëtonte me 154 km/h në rrugën Tiranë –Durrës”, teksa Radari e ka kapur në një largësi prej 436.6 metra.

Përgjatë dy netëve janë pezulluar 39 leje drejtimi.

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet edhe me Drager, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Një 36 vjeçar me inicialet A.M., u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i pare dhe 0.68 mg/l.

Tre drejtues të tjerë u arrestuan mbrëmjen e djeshme dhe orët e para te mëngjesit te ditës se shtune si dhe u pezulluan 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nen efektin e alkoolit./a.k/noa.al/