Transmetuar më 02-12-2018, 14:21

Bie në pranga një person në Tiranë, i cili akuzohet për mitdhënie.

Mësohet se në pranga ka rënë një 47-vjeçar,  i cili i ofroi rryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.

Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas në rrugën “Lord Bajron”, i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë të prerjes 5000 lekë me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll" thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike"./a.k/noa.al/