Transmetuar më 02-12-2018, 14:06

Anija e Forcave të Armatosura Shqiptare ka shpëtuar nga mbytja plot 84 refugjatë.

“Lissus” ka kryer dy operacione shpëtimi, një mbrëmë rreth orës 21.35 dhe operacioni i dytë sot në mëngjes rreth orës 10.25.

Refugjatët ishin ndarë në dy gomone, në të parën ishin 39 persona, nga të cilët 31 palestinezë dhe 8 sirianë.

Ndërsa në të dytën ndodheshin 45 persona, mes të cilëve 9 fëmijë dhe 5 gra.

Operacionet për shpëtimin e tyre u realizuan me sukses. Refugjatët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që anijet shqiptare ndërhyjmë për shpëtimin e refugjatëve.