Njihen në Facebook, vajza e mitur greke: Shqiptari më përdhunoi në Kostur
Transmetuar më 02-12-2018, 11:19

Një vajzë e mitur greke denoncoi në polici se është përdhunuar nga nje mashkull i cili pas abuzimit u largua qetësisht në qytetin ku të dy banojnë, Kostur.

Denoncimi i vajzës 16 vjeçare greke u bë dje në policinë lokale të Kosturit (Kastoria) qytet vetëm pak kilometra larg Kapshticës, raporton noa.al duke cituar një komunikatë për shtyp të policisë së shtetit grek.

Vajza tha se kishte disa ditë që ishte njohur me djaloshin shqiptar 23 vjeçar. Dje ata kishin vendosur të takoheshin dhe ai e mori në qendër të qytetit me makinë.

Së bashku përshkuan rrugën e shkurtër që të nxjerr nga qyteti në pyll, zona e Argos Orestikou. Atje, gjithnjë sipas denoncimit të 16 vjeçares, djaloshi kërkoi që të bënin seks.

Vajza tha se nuk ndjehej gati për këtë dhe refuzoi. Atëherë ai e përdhunoi. Më tej ata u kthyen në qytet.

Djali vajti në një lokal të qytetit kurse vajza në shtëpi ku tregoi çfarë kishte ngjarë dhe më pas shkoi në polici e shoqëruar nga familjarët.

Mjeku ligjor tha se konstatoi shenja dhune në pjesët intime të të miturës duke përforcuar pretendimin e saj se ishte përdhunuar.

Pak minuta më pas një ekip policor shkoi në lokalin ku gjendej 23 vjeçari dhe e arrestoi.

I dyshuari tha se asgjë që kishte denoncuar vajza nuk ishte e vërtetë. Ai shtoi se ishin njohur në facebook, ishin takuar me pëlqimin e të dyve dhe kishin bërë dashuri në të njëjtën mënyrë.

NOA Sondazh