Transmetuar më 02-12-2018, 07:57

Ashtu si për çdo fundjavë, Policia Rrugore edhe gjatë kësaj nate ka konstatuar disa drejtues mjetesh që kapen në shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, njëri prej të cilëve u arrestua gjatë natës, e tre të tjerë të shtunën. Po ashtu janë penalizuar me heqje të lejes së drejtimit 13 shoferë për nivelin e alkoolit dhe 39 të tjerëve për shpejtësi.

“Në të gjitha rrugët të Tiranës. Policia Rrugore e Tiranës, vijon kontrollet me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Pak momente me pare 36 vjecari A. M, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i pare dhe 0.68 mg/l. 3 drejtues te tjere u arrestuan mbremjen e djeshme dhe oret e para te mengjezit te dites se shtune si dhe u pezulluan 13 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit. Alkooli ne timon sjell shume probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorn mjetet e transportit publik.”, thuhet në njoftimin në ‘Facebook’ të policisë.

Sipas policisë gjatë fundjavës janë konstatuar edhe raste kur shoferët ecin me shpejtësi skëterrë, deri në 178 km/h. Një prej rasteve është ai i një 23-vjeçareje nga Tirana, e cila ecte me shpetësi në rrugën interurbane Tiranë –Durrës.

“Vijojnë kontrollet përgjatë fundjavës nga Policia Rrugore e Tiranës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. 23 vjeçarja nga Tirana me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar në një largësi prej 436.6 metra. Gjatë dy netëve në orët e vona të natës në harkun kohore 21.00 – 01.00 janë konstatuar raste të shumta të shpejtësisë deri në dy fish mbi limitet. E nga këto raste përqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabartë.

Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në 178 km/h. Per gjatë dy netëve 39 leje drejtimi të pezulluara Shpejtësi ✈që të vret jetën?.. ?✈??❓❓❓❓??✍✍”, thuhet në postim./b.l/noa.al/