Transmetuar më 01-12-2018, 22:51

Modelja dhe moderatorja simpatike e “Supersport”, Lei Kraja ka zbuluar plot surpriza e të papritura.

E tillë ishte dhe loja “E vërtete apo sfidë” ku përballë njëri-tjetrit u vendosën Ervin Kurti dhe Lei Kraja.

Gjatë lojës kjo e fundit zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes ngacmuese:

“Nëse nuk do të ishte i martuar, a do të ishte i dashuri yt Robert Berisha dhe pse?”

Lei u përgjigj “pse jo”, duke shtuar se Roberti është i pashëm, ka trup për tu admiruar dhe tipi i tij është tërheqës.

Le të shohim në ditët në vijim se si do e presë Nora këtë deklaratë të moderatores sportive.