Transmetuar më 01-12-2018, 21:32

George Herbert Walker Bush, Presidenti i 41 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare gjatë kësaj të premteje.

Lajmi u bë i ditur nga i biri George Walker Bush, i cili gjithashtu ishte President, për dy mandate.

Bushi i parë, prej vitesh vuante nga Parkinson dhe qëndronte në karrocë me rrota.

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump shprehën ngushëllimet e tyre për vdekjen e George H.W. Bush.

Ata e kujtuan atë si një njeri me gjykim të drejtë dhe udhëheqje të palëkundur.

Në nder të tij, Trump do të caktojë 5 dhjetorin si një ditë zie kombëtare./a.k/noa.al/