Transmetuar më 01-12-2018, 20:32

Ministri i Brendshëm italian njëkohësisht zv/kryeministër, Matteo Salvini ka marrë një letër kërcënimi.

Zv/kryeministri dyshohet se është kërcënuar me  jetë nga tre shqiptarë.

Kërcënimi është bërë përmes një letre anonime, mëngjesin e ditës së sotme në godinën e ministrisë që ai drejton.

“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”-shkruhet në letër.

Salvini ka zgjedhur ta ndajë  letrën kërcënuese në rrjetet sociale.

“Letra e kërcënimeve, veçanërisht gramatika italiane erdhi në Ministri. Ajo tërheq drejt, puthjet dhe përqafimet!  Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi me buzëqeshjet e një deti italianësh të respektuar!”, -shkruan Salvini./a.k/noa.al/