Transmetuar më 01-12-2018, 15:54

Shkodra zgjedh kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Xhevdet Amuli u zgjodh sot kryetari i ri i Partisë Demokratike në Shkodër.
Ai fitoi me 243 vota kundrejt Ramiz Çobës i cili mori 241 vota, ndërkohë 8 vota u shpallën të pavlefshme.
Ndërkaq kryetari i degës së partisë Demokratike nr.7 në Tiranë, u rikonfirmua Lefter Kostenja.
Kostenja mori 112 vota kundret Skënder Makishtit i cili mori 11 vota.
Procesi i votimit u bë nën mbikëqyrjen e deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe të deleguarit Dritan Shano.