Transmetuar më 01-12-2018, 10:37

Presidenti Ilir Meta, shpreh ngushëllim për ndarjen nga jeta të ish-Presidenti amerikan, George Herbert Walker Bush.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41 të SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë.

Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve. RIP”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

Bush, Presidenti i 41 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare gjatë kësaj të premteje.

Lajmi u bë i ditur nga i biri George Walker Bush, i cili gjithashtu ishte President, për dy mandate.

Bushi i parë, prej vitesh vuante nga Parkinson dhe qëndronte në karrocë me rrota.

Ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë nga vitet 1989 deri 1993, duke u marrë kryesisht me politikën e jashtme. /a.y/noa.al