Transmetuar më 30-11-2018, 22:30

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të Arian Çanit.

Kryemadhi është pyetur mbi rolin e Edi Ramës si kryeministër, ndërsa Monika Kryemadhi ka shpërthyer në akuza ndaj tij, duke e cilësuar si marionetë të grupeve kriminale ndërkombëtare në Shqipëri.

E pyetur se dhe bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta ka qenë kryeministër dhe nëse është marionetë e grupeve kriminale, Kryemadhi u shpreh se mëkati i vetëm i Ilir Metës është se pi më shumë se dy gota verë të kuqe.

Kryemadhi: Rama është dorëzuar e rekrutuar në grupet kriminale dhe e ka zbatuar këtë plan në Shqipëri.

Çani: E zëmë se është e vërtetë kjo që the. Të duket gjë e vogël edhe sikur të jetë kështu? Duhet të jesh i aftë që të kapesh nga i vend, që të përdoresh nga krimi ndërkombëtar.

Kryemadhi: Duhet të jesh i aftë ose i dobët.

Çani: Burri jot ka qenë kryeministër. Sipas teje edhe ai ka qenë një marionetë?

Kryemadhi: Mëkati i vetëm i Ilir Metës është që pi më shumë se dy gota verë të kuqe. Ai nuk është ulur asnjëherë me kriminelë në tavolinë.