Transmetuar më 30-11-2018, 19:13

Dy shqiptarë, trafikantë droge dhe armësh, janë arrestuar nga policia italiane.

Ata u zbuluan se kishin fshehur një sasi prej 9 kilogramësh kokainë poshtë pemës së Krishtlindjes.

Po ashtu u gjetën 4 pushkë gjysmë automatike si dhe 4 automatikë të njohur si “Skorpion”.

Kamioni ku u gjetën armët dhe droga ishte nisur nga Holanda dhe kishte si dentinacion Shqipërinë.

Shqiptarët e kapur janë të moshave 40 dhe 54 vjeç, ndërsa sasi e drogës nëse do dilte në treg do kate shumën e 10 milionë eurove.

Të arrestuarit u dërguan në burgun e Bonzalos, ndërsa priten të dalin  shumë shpejt para togave të zeza. /k.k/noa.al/