Transmetuar më 30-11-2018, 16:51

Një doganier është arrestuar pasi shpërdoroi detyrën. Policia e Korçës bën me dije zyrtarisht se në pranga ka rënë 59-vjeçari L.K, me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës, banues në Sovjan të Maliqit.

Po ashtu janë arrestuar edhe shtetasit R.Sh, 29 vjeç, K. M 23 vjeç dhe P. V, 45 vjeç.

Doganieri u arrestua pas lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë. /k.kl/noa.al/