Transmetuar më 30-11-2018, 13:19

Aksident i rëndë rrugor me pasojë një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur rëndë është regjistruar sot në qytetin e Peqinit.

Një 43-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa është plagosur rëndë një 31-vjeçar. Sipas policisë aksidenti ndodhi në aksin rrugor Belsh- Peqin, në fshatin Pekisht.

Shtetasi D.M., 52 vjeç banues në Dibër, duke drejtuar mjetin kamion me targa DR 8860 E, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 268 EA, me drejtues shtetasin A.K., 31 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit “Ford”, si dhe ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjetin “Ford”, shtetasi L.Ç. rreth 43 vjeç, banues në Peqin.

Drejtuesi i mjetit kamion është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./b.l/noa.al/