Transmetuar më 30-11-2018, 10:05

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15 në rrugicën e Vajgurit, ndërsa mjeti është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar në momentin që ka marrë flakë.

Nga të dhënat e para dyshohet për një zjarr të qëllimshëm, ndërkohë që bashkë me të, të dëmtuara janë edhe dy mjete të tjera të djegura.

Makina është pronë e shtetases Arta Bekteshi. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve./b.l/noa.al/