Transmetuar më 30-11-2018, 09:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat. Një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur në rrugë, poshtë një pallati.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.

Çifti, të cilët janë identifikuar si shtetasit Kujtim dhe Këze Agalliu jetonin vetëm, ndërsa mësohet se kishin 4 fëmijë, 3 djem dhe një vajzë, të cilët ishin emigrantë.

Dyshohet se të moshuarit e kanë ndërmarrë vetë këtë akt ekstrem, duke u hedhur nga lartësia e madhe.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë parë dy trupa të pajetë përtokë, ndërsa të alarmuar kanë sinjalizuar policinë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Çifti i të moshuarve janë hedhur nga një pallat në ndërtim e sipër.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./b.l/noa.al/

Vdekje tragjike për çiftin e të moshuarve në Berat, hidhen nga kati i gjashtë