Transmetuar më 30-11-2018, 08:27

Emri i kantautorit të njohur Flori Mumajsesi është përmendur shumë ditët e fundit si pjesëmarrës në edicionin e 20-të të Këngës Magjike.

Mes shumë artistëve të njohur, pjesëmarrës prej vitesh apo edhe të rikthyer, pritet të jetë edhe Flor me një baladë.

Por para kësaj, djemtë e Threedots zbuluan një surprizë tjetër. Pasditen e djeshme Bruno dhe Flori, sapo kanë publikuar në YouTube një bashkëpunim të ri, i cili mezi ishte pritur nga fansat e të dyve.

Siç shkrun Bruno në llogarinë e tij pak para se të publikohej bashkëpunimi i ri, kënga kishte nisur të bënte xhiro në rrjet: “Detyrohem ta publikoj sot, pasi keto ditë kënga ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ishte planifikuar të publikohej me videoklip, por pasi shumë njerëz tashmë e kanë dëgjuar dhe po e kërkojnë, do ta gjeni në Youtube.

“Ia ke bo vetes”, një histori e një dashurie të shkuar, me siguri, shumë shpejt do të këndohet nga të gjithë fansat në koncertet e djemve të Threedots.