Transmetuar më 30-11-2018, 08:12

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Beratit mëngjesin e sotëm, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të kësaj të premte, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Kanë qenë shërbimet e patrullës ata që konstatusn çiftin e të moshuarve të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur edhe vdekjen.

Shërbimet e policiës dhe grupi hetimor të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes po punojnë për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./b.l/noa.al/