Transmetuar më 29-11-2018, 23:28

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel me gazetare Eni Vasilin u diskutua 29 Nëntori, Dita e Çlirimit.

Prej kohësh kjo datë ka ngjallur debate dhe nuk është pranuar nga një pjesë e politikës.

Në një lidhje të drejpërdrejtë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se kjo ditë është një ditë zie për Shkodrën dhe është habitur se pse ka pasur një reagim kundër saj nga ana e kryeministrit.

“Jam habitur si ka mundesi që ka një reagim të tillë. Në Shkodër nuk është festuar kurrë. Në Shkodër nuk bën vaki të festohet 29 nëntori. Nuk ka lidhje me politikën, por me të vërtetën.

Në fakt këtë gjë e kam thënë para 4 ditësh.Historianët mund të kenë interpretimet e veta. Ajo që ka ndodhur në Shkodër pas luftës së 2 botërore në shkodër filluan plackitjet”, u shpreh Ademi ne’ Open’.