Transmetuar më 29-11-2018, 22:11

Ish-drejtoresha e Arkivës Shtetërore, Nevila Nika, e ftuar në emisionit “Open” të Eni Vasilit deklaroi se debati ndoshta mund të ketë pasur si shkak apo nxitje faktin se 29 Nëntori është dita e Festës Kombëtare të Jugosllavisë federale.

Në fjalën e saj, zonja Nika theksoi se debati politik është i stërzgjatur dhe i kotë, e ndoshta mund të mbyllet përfundimisht nëse me vendim politik vendoset që Çlirimin e Shqipërisë ta festojmë në ditën e Çlirimit të Tiranës, 17 Nëntor.

Nika tha gjithashtu se me këtë debat shterpë që ka zgjatur për kaq vite, thjesht hidhen poshtë idealet për të cilat kanë luftuar pjesëtarët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilët edhe pas shumë e shumë vitesh, mezi morën statusin e veteranit të luftës.

Ndërrimi i datës është kundërshtuar nga historiani Milo, i cili tha se në këtë mënyrë zhbëhet një traditë prej mbi 70 vitesh.

“Edhe Shkodra e shkodranët e kanë gabim që e politizojnë çështjen, e ky konceptim vjen nga fakti që zonja Ademi është përfaqësuese e PD-së dhe mbron qëndrimin e forcës së saj politike”.