Transmetuar më 29-11-2018, 18:35

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ishte i ftuar në emisionin “Soiree”.

Gjatë një bisede me gazetarin Marin Mema, teksa flitej për patriotizmin dhe atdhedashurinë në Ditën e Pavarësisë, ky i fundit zbuloi një detaj mjaft interesant nga jeta e De Biazit.

Marin Mema tregoi për publikun se rreth 44 kilometra larg Peskarës, në Italinë qendrore, ka gjetur arbëreshë me mbiemrin De Biazi.

Këtë fakt, ish-trajneri nuk e ka mohuar, por e ka lënë çështje të hapur, pasi nuk ka informacion.

Por, më pas, u shpreh duke qeshur: “E dija që isha shqiptar”.

Epo, nëse faktet e gjetura nga Marini janë të vërteta, atëherë e gjetëm arsyen pse De Biasit nuk I largohet zemra nga kombëtarja jonë dhe anasjelltas./b.l/noa.al/