Transmetuar më 29-11-2018, 16:39

Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në aksin rrugor Ura Vajgurore – Fier, në vendin e quajtur fshati Kutalli.

Automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin A.M, 61 vjeç , banues në fshatin Allambres, Ura Vajgurore, është përplasur me mjetin tip Citroen, me drejtues shtetasin F.Ç, 44 vjeç, banues në Fier.

Nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja shtetasja H.M, 61 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat ku marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit./b.l/noa.al/