Transmetuar më 29-11-2018, 14:00

Tiranë, NOA.al- Vijon moti i qëndrueshëm në vend, si pasojë e masave ajrore me origjinë Lindore.

Për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë vendin deri në orët e pasdites kur shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të theksuara në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga -7 °C deri në 16-17 °C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët. /a.y/noa.al