Transmetuar më 29-11-2018, 13:23
Svein Ludvigsen

Përfitoi nga roli i tij dhe nga njohjet që kishte duke abuzuar seksualisht me tre emigrantë të mitur, në këmbim  të kërkesës së tyre për azil.

Është kjo akuza e rëndë e ngritur nga një gjykatë norvegjeze, kundër ish-ministrit lokal Svein Ludvigsen, i konsideruar ende një eksponent i rëndësishëm i partisë konservatore, aktualisht në qeveri.

Sipas hetuesve, ngjarjet për të cilat akuzohet datojnë në periudhën kur 72-vjeçari, ishte administrator lokal, ku Ludvigsen ka përfituar nga pozicioni i tij si guvernator rajonal, në këmbim të kërkesave të tyre për azil, abuzonte seksualisht me të miturit.

Siç shpjegoi prokurori Tor Borge Nordmo në një konferencë për shtyp këtë të martë, abuzimi ka ndodhur për muaj të tërë mes viteve 2011 dhe 2017, ngjarje të cilat kanë ndodhur si në shtëpinë e politikanit edhe në hotel.

Tre viktimat janë tashmë në moshë madhore dhe njëri prej tyre ka shfaqur probleme emocionale, çka rrezikon që ta rëndojë më tej pozicionin e ish-ministrit, shkruan noa.al.

Akuzat ndaj tij u ngritën në fillim të këtij viti, madje politikani edhe u arrestua para se të lirohej me kusht. Por nga ana e tij Svein Ludvigsen mohon çdo akuzë dhe pretendon pafajësinë. /a.y/noa.al