Transmetuar më 29-11-2018, 10:56
Foto ilustruese

Një grua ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u përplas nga makina duke kaluar rrugën. Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhocë.

I dyshuari B. Ç., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, në vendin e quajtur “N.SH.N”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l, ka goditur këmbësoren L.G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

E plagosura për shkak të dëmtimeve të marra u dërgua në spitalin e Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, e mërkurë, 52-vjeçari u vu në prangat e policisë.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al