Transmetuar më 28-11-2018, 23:46

Vijon rivaliteti në Ligën e Kampioneve mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Deri në sezonin e kaluar, portugezi ishte golashënuesi më i mirë në Champions me golat e shënuar për vetëm një klub.

Me Real Madridin, sulmuesi portugez kishte shënuar gjithsej 105 gola përgjatë nëntë vitesh në kompeticionin më prestigjioz në Evropë.

Por, tani këtë rekord e ka thyer lideri i Barcelonës, Lionel Messi.

Me golin shënuar mbrëmjen e sotme ndaj PSV-së, argjentinasi ka arritur në kuotën e 106 golave për Barcelonën në Champions League.

Ai ka lënë pas vetes emra si Cristiano, Raul, Benzema, Muller dhe Del Piero./a.k/noa.al/