Transmetuar më 28-11-2018, 19:28

Dhëmbët shkaktojnë dhimbje të mëdha, sidomos ata të pjekurisë. Por, çfarë mund të bëhet nëse ju ndjeni dhimbje dhëmbi?

Për ta lehtësuar hallin tuaj, në këtë artikull do t’ju tregojmë disa mënyra sesi të ndaloni dhimbjen e dhëmbit, në kushte shtëpie.

Ujë i ngrohtë me kripë

Kripa është një dezinfektues natyral.

Përdorimi:

– Nëse përzieni pak kripë me ujë të ngrohtë, dhe e fusni në dhëmbë, kjo do lehtësojë dhimbjen.

– Përsëriteni këtë proces 3-4 herë, dhe do shpëtoni nga dhimbja.

Pastë me sodë buke

Zakonisht, kur keni ënjtje dhe dhimbje dhëmbi, soda bukës mund t’ju vijë shumë në ndihmë.

Përdorimi:

– Në pastën e dhëmbëve, thjesht shtoni pak sodë, dhe lani dhëmbët.

– Brenda pak minutash, dhimbja do lehtësohet.

Aplikoni akull

Të gjithë e dimë që akulli është gjëja e parë që ne marrin dhe aplikojmë, kur kemi ënjtje.

Përdorimi:

– Nëse ndodh që të keni dhimbje të dhëmbit të ënjtur, vendosni akull për 15 minuta dhe përsëriteni disa herë në ditë.

Qese çaji

Lloje të ndryshme të qeses së çajit, këshillohen për të larguar dhimbjet e dhëmbëve. Çaji i zi njihet për përfitimet e dyfishta, ndërsa çaji i ngrohtë ul ënjtjet.

Përdorimi:

– Nëse vendosni drejtpërdrejtë një qese çaji në dhëmbë, do zvogëloni dhimbjet.

Tumeriku

Tumeriku (shafrani i Indisë) njihet për cilësitë e tij fitimprurëse. Është shumë i rekomandueshëm për dhimbjet e dhëmbëve, sepse ka elementë antibakterial.

Përdorimi:

– Ju mund ta shtoni atë në ujin që pini, ose ta përdorni si gargare

Mendër

Gjethet e mendrës zakonisht janë të rekomanduara për dhimbjet e fytit, por ata japin efekt edhe në dhimbjet e dhëmbit. Aroma e këndshme e saj, largon dhimbjen.

Përdorimi:

– Merrni disa gjethe dhe futini në dhëmb, mbajini për 15-20 minuta, deri sa vaji i tyre të rrjedhë në dhëmb.