Transmetuar më 28-11-2018, 17:52

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ishte këtë mbrëmje në mbështetje të banorëve të “Astirit”, të cilët vijojnë protestën në ditën e 27.

Ajo akuzoi dyshen Rama-Veliaj se kanë pushtuar sot qytetarët.

“Për fat të keq, janë qindra protestues, të cilëve jo pushtuesi, por Edi Rama dhe Veliaj po ju cënon të drejtat kushtetuese, që mbrohen nga konventat ndërkombëtare.

Për fat të keq, në këtë ditë që duhet të ishte dita e bashkimit, kemi nëna, fëmijë, të moshuar, të cilëve po ju cenohen dhe po dhunohen çdo ditë, nga dhuna institucioneve dhe dhuna policore.

Janë dhunuar gra, janë dhunuar burra, e qytetarët, s’janë kursyer as të mtur. Ja pra Edi Rama çfarë ka sjellë në ditën e Çlirimit”, tha znj. Vkoshi.

Duke iu referuar takimit të kryebashkiakut me banorët e Unazës së Re, Vokshi tha se ky është një mashtrim pasi ata që ishin në takim janë policë bashkiakë.

ba

“Ju ftoj të bëni transparence për mbledhjen e Veliajt në bashki me banorë të pretenduar të Unazës së Re. Personat në foto në takim me Veliajn janë policë bashkiakë”, shtoi Vokshi.

Ndërkohë qytetarët i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe komuniteteve fetare që të reagojnë për këtë situatë. /k.k/noa.al/