Transmetuar më 28-11-2018, 17:27

Një parashutist ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi ranë nga një lartësi e konsiderueshme.

Viktima është një burrë nga Nepali, ndërsa i lënduari nga India, të cilët e pësuan rëndë pasi parashuta e tyre shpërtheu në ajër në Kalimpong, në Bengalin perëndimor.

Turisti Gaurav Choudhary, 32-vjeç, po filmonte momentin bashkë me Purushottam Timsina, 22-vjeç, dhe përfunduan pa pritur në tokë.

Video tregon fillimisht turistin të buzëqeshur dhe më pas gjithçka kthehet në tmerr.

Materiali filmic fillimisht tregon z. Choudhary duke bërtitur me gëzim ndërsa çifti fluturon drejt tokës, por pak më vonë gjithçka shkon keq.

Dyshja, për vetëm disa sekonda, bie nga qindra metra lartësi, ndërsa Timsina përpiqet me dëshpërim për të mbajtur Choudhary. /k.k/noa.al/