Transmetuar më 28-11-2018, 12:24
Eldi Dizdari

Biznesmeni i shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, është bashkëshorti i një vajze të ekranit.

Ai është Eldi Dizdari, bashkëshorti i ish-Miss Shqipërisë dhe vajzës së spektakleve, Suada Sherifi.

Çifti janë bashkë prej disa vitesh, madje janë bërë prindër edhe të një vajze.

Dizdari cilësohet si personi kyç, për krimin me një të vrarë dhe dy të plagosur. Nga hetimet e policisë dyshohet se ai kishte konflikt me Ervin Matën, të dashurin e këngëtares së njohur Elvana Gjata për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi kokaine.

Dyshohet se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj i cili mbeti i plagosur në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Në lokalin në rrugën “Ibrahim Rugova” në ish-Bllok më 4 tetor, u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve dhe shpalljen në kërkim tre të tjerë. Të shpallurit në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç dhe Mervjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë. /a.y/noa.al

Vrasja në ish-Bllok, në kërkim biznesmeni në konflikt me të dashurin e Elvana Gjatës