Transmetuar më 28-11-2018, 11:32

Një jetë e kaluar bashkë, 62 vite martesë, të bashkuar deri në fund, edhe në vdekje.

Është kjo historia e pabesueshme e Benito dhe Rita, dy bashkëshortë italian nga Alessandria, të cilët ndërruan jetë njëri pas tjetrit me pak orë diferencë.

Gruaja 85 vjeçe u nda nga jeta të enjten paradite, ndërsa ai 86 vjeç i mbylli sytë pak para mesnate të së njëjtës ditë. Rita ishte në shtëpi, ndërsa Benito në shtratin e spitalit, ku ishte shtruar prej disa javës.

Burri i kishte thënë gruas se nëse ajo do vdiste para tij, ai do e ndiqte… dhe kështu ndodhi.

Gianluca, njëri nga fëmijët e çiftit gjatë ceremonisë funerale tha se, “Një histori e gjatë dashurie, e përjetuar duke punuar,. me dinjitet dhe në respekt të vlerave gjë që e përcollën gjatë gjithë jetës së tyre”

Por vdekja e tyre është edhe një ngushëllim për Gianluca dhe motrën e tij Rossella, prej mendimit se edhe përtej kësaj jete do të jenë bashkë. /a.y/noa.al