Transmetuar më 28-11-2018, 09:58

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë kanë bërë një urim special, me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjithçka me anë të një fotografie ku shihet harta e Shqipërisë dhe dy persona të veshur me kostume popullore.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria.

Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm.

A i gjeni dot fjalët? Shkarkoni posterin me rezolucion të lartë këtu https://bit.ly/2P5WXnp, përpiquni të gjeni të gjitha fjalët, dhe shkruajini ato në hapësirën e komenteve më poshtë. Le të shohim se sa do të gjeni!”, shkruan ambasada. /a.y/noa.al