Transmetuar më 28-11-2018, 09:20
Pistoleta e sekuestruar

Një person është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të ndodhur në një lokal në Përrenjas.

Rreth orës 01:30 të kësaj të mërkure, në një lokal në fshatin Kakavec, Përrenjas, Afrim Radiçi, 29 vjeç, pas një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri pistoletë Xh.P., 23 vjeç, banues në Kakavec.

I dëmtuari u dërgua në spitalin e Librazhdit, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Afrim Radiçi në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga reagimi u shpejtë i policisë së Librazhdit u bë e mundur që rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Dorëz, të kapej Radiçi, autori i dyshuar i dy ngjarjeve, plagosjes me armë të 22-vjeçarit si dhe të rrëmbimit të automjetit nën kërcënimin e armës.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e krimit si dhe automjeti tip “Golf”.

Aktualisht grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al