Transmetuar më 28-11-2018, 08:36

Ditën e sotme, vajza e çiftit të njohur të këngëtarëve, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani feston ditëlindjen.

Vogëlushja Ameli mbush sot 3 vjeçe, dhe një nga urimet më të bukura për të e ka bërë babai i Albanit, Qerim Skënderaj.

Gjyshi i Amelisë, i cili është edhe shkrimtar, i ka dedikuar disa vargje emocionuese vogëlushes.

Gëzuar ditëlindjen, Ameli

Nuk ishte një ditë më radhë,

Dita kur frymove ti,

Por ishte një ditë e bardhë,

Veshur ngjyrat kuq e zi.

Ditë e madhe e lirisë,

Ditë e shenjtë e pavarësisë.

Bashkë me të për 100 mote,

Festohet ditëlindja jote. /a.y/noa.al